Subscribe

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kërkon që reforma zgjedhore të mos zvarritet më.

Njësoj si ambasadorja amerikane, edhe Soreca u bëri thirrje palëve që t’i japin një zgjidhje të menjëhershme kësaj çështjeje.

Kryediplomati evropian e lidhi përfundimin e “Zgjedhores” me nisjen pa humbur kohë të negociatave për anëtarësim.

“Reforma zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt integrimit. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundur dhe duhet të përfundohet tani për të filluar negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Luigi Soreca në “Twitter”.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim tha se ky nuk është momenti për të shtuar kushte të reja apo për të insistuar në gjëra që nuk janë të zbatueshme. Sipas saj, e vetmja gjë që duhet bërë tani është t’u ofrohet shqiptarëve ajo që u është premtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *