E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

SPAK i sekuestron celularin Shkrelit, kryebashkiaku i Vaut të Dejës i dyshuar për krime zgjedhore në favor të PSD

Një ditë pas aksionit të SPAK në Shkodër, agjentët e hetimit i kanë sekuestruar celularin kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Përmes burimesh, Vizion Plus mëson se ai është vënë nën hetim për korrupsion në zgjedhje në favor të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Reklamë

Por këtyre zërave, Shkreli reagoi duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për çdo hetim të mundshëm.

“Bashkia e Vaut të Dejës është në krye të detyrës. Po fillon edhe sezoni i vaditjes. Sot bëmë inspektimin e këtij kanalit që është një investim i nga Ministria e Bujqësisë me bordin e kullimit dhe bashkinë e Vaut të Dejës. Investimet do të vazhdojnë përsëri. Siç e shihni unë jam në krye të detyrës jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore. Ato të bëjnë punën e vet në të kryejmë detyrën që na ka besuar populli”, tha Shkreli.

Reklamë

Jo vetëm SPAK por edhe prokuroritë e rretheve, kanë qenë aktive gjatë parlamentareve të 11 majit.

Të mërkurën Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka regjistruar 87 kallëzime për krime zgjedhore. Në këto zgjedhje janë angazhuar disa institucione për të parandaluar veprat penale të lidhura me zgjedhjet. Në të 12 qarqet, u vendosën prokurorë të posaçëm, Agjentë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca policore./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë