Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

Pas rritjes së turizmit, BERZH: Më shumë fokus tek kanalizimet, mbetjet dhe ndotja

14 Shtator 19:52

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka gati strategjinë 5-vjeçare për Shqipërinë, e cila përkon me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Kjo strategji do të fokusohet në përmirësimin e klimës ekonomike, tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër dhe rritje të konkurrueshmërisë së bizneseve.

Ekaterina Solovova, gjatë një interviste për emisionin E-ZONE, në Vizion Plus thekson se edhe në strategjinë e re të miratuar, energjia e rinovueshme, forcimi i rrjetit aktual të energjisë, sektori hekurudhor do të jenë shtyllat kryesore të mbështetjes.

“Një nga arritjet më të rëndësishme është programi ynë i energjisë së rinovueshme, i cili është një shembull konkret se si asistenca teknike dhe financimet plotësojnë njëri-tjetrin. Përmes këtij programi ne mbështesim qeverinë në organizimin e katër ankandeve të suksesshme (tre për energji diellore dhe një për energjinë e erës), duke siguruar mbi 800 MW kapacitet të ri energjie të rinovueshme që do të gjenerohet nga sektori privat. Vijuam pastaj  me financimin e parkut të parë fotovoltaik në Karavasta në vitin 2023 si dhe po punojmë duke mbështetur implementimin e projekteve të tjera. Një tjetër sukses është përparimi i ndjeshëm në rehabilitimin e sektorit hekurudhor dhe lehtësimi i qasjes së financimeve për bizneset përmes programeve të ndryshme në bashkëpunim me bankat partnere në vend. Pra, këto janë në thelb ato që ne kemi arritur në 5 vitet e shkuara”, tha znj. Solovova.

BERZH është prezente  në disa projekte në Shqipëri. Pjesa më e madhe e mbështetjes shkon tek bizneset, më pas tek infrastruktura dhe pjesa e mbetur tek institucionet financiare.

Por, kush janë sektorët më potencial për rritjen ekonomike? Pas një rritje të qëndrueshme të turizmit, BERZH thotë se investimet duhet të orientohen në këto tre fusha.

“Rritja e shpejtë e vizitorëve sjell në vëmendje çështjet e qëndrueshmërisë. Qëndrueshmërinë e rritjes, por edhe të zhvillimit afatgjatë të sektorit. Edhe pse rritja në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme pritet të stabilizohet, një sektor turizmi i menaxhuar mirë ka potencialin të nxisë rritje afatgjatë në ekonomi. Pyetja është ku duhet të fokusohemi tani? Me rritjen e numrit të turistëve, presioni mbi shërbimet e ujit dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe ndotja, po shndërrohen në sfida kyçe që do të duhet të adresohen për të siguruar qëndrueshmërinë e industrisë së turizmit. Fokusi duhet të jetë në këtë aspekt. Bukuria natyrore dhe trashëgimia kulturore e Shqipërisë duhet të mbrohen dhe ne po punojmë shumë gjithashtu si me sektorin privat ashtu edhe me atë publik në këtë fushë”, u shpreh Ekaterina Solovova.

Drejtuesja e lartë e BERZH u ndal edhe tek disa nga sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare, siç është mungesa e fuqisë punëtore. Sipas saj ky është një fenomen jo vetëm shqiptar.

“Mungesa e fuqisë punëtore dhe e fuqisë punëtore të kualifikuar është kthyer në një sfidë për shumë vende në ditët e sotme, pothuaj për gjithë botën. Do të them diçka që edhe tema e raportit tonë të ri të tranzicionit është pikërisht demografia, trendet dhe si i prek fuqinë punëtore në të gjithë ekonomitë dhe si mund të adresohet. Nuk mund të them më shumë sepse raporti është ende duke u përgatitur, por nuk ka shumë gjëra të reja se si ne mund ta adresojmë, por disa nga nismat tona në Shqipëri adresojnë mungesën fuqisë së kualifikuar”, u shpreh znj.Solovova.

Por teksa vendi po përgatitet për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, drejtuesja  e BERZH ka një këshillë për bizneset shqiptare për të përballuar këtë sfidë. Por kush janë tre hapat që duhet të ndiqen?

“Përgatitja për hyrjen në tregjet e përbashkëta të BE është një nga shtyllat e strategjisë sonë si dhe rritja e konkurueshmërisë. Bizneset duhet të investojnë në rritjen e produktivitetit, digjitalizim, automatizim. Duhet të kuptojnë si mund të përfitojnë fonde nga BE apo partneritet me aktorët e tregut të përbashkët, pra partnerë të huaj që sjellin investime të huaja direkte apo know how. Ne do të mbështesim lehtësimin në financime përmes bankave partnere dhe programeve si Go Digital ku bizneset marrin financime për digjitalizim e tyre dhe përfitojnë asistencë teknikë që komplementon financimin,  kemi gjithashtu programe si SME Reboot  që fokusohet tek investimet në konkurueshmëri. Pra ofrojmë një sërë mekanizmash,  asistencë teknike, investime, linja kreditimi dhe mendoj se ato biznese që e shohin sfidën që tani do të ecin sigurisht përpara”, deklaroi Ekaterina Solovova.

Sipas të dhënave, në 5 vitet e fundit BERZH ka investuar 900 mln euro në 90 projekte të rëndësishme në vend, ndërsa ka mobilizuar 300 mln euro grante, nga BE dhe donatorë të tjerë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
BERZH E-zone Ekaterina Solovova Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës së tij, i refuzohet leja për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

më shumë...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

më shumë...

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve, ja ndryshimet e forta në Kodin Rrugor, paralajmërimi për shoferët

më shumë...

AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme në 10 bashki të vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

1:09

Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e...

1:07

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.