E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas rikonfirmimit të Bashës, PD mbledh Kryesinë të premten, ja çfarë do diskutohet

Ilustrim · Vizion Plus

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e premte.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 11:00.

Bardhi renditi gjithashtu diskutimet e rendit të ditës.

“Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite: 1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill. 2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Kryesia mblidhet për herë të parë pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh