E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Politikë

Pas referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha njofton konferencë nga selia e PD

Pas mbylljes së votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar një konferencë nga selia blu në orën 20:00.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania” mbajti Kuvendin e tij, ku mbi 4 mijë delegatë i thanë po shkarkimit të Lulzim Bashës, votoi në një lokal që ndodhet pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

 

Pas votimit, ish-kryeministri e cilësoi 18 dhjetorin si ditë historike dhe aspak provokim për zgjedhjen e lokalit, që mban emrin e vendit që në maj e shpalli “non grata”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë