E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas rasteve të para të gripit të shpendëve, ndalohet importi i tyre

Në doganën e Morinit nuk do të lejohet importi i shpendëve, produketeve e nënprodukteve të tyre.

 

Reklamë

Ky vendim është marrë nga Ministria e Bujqësisë menjëhere pas shfaqjes së rasteve të para të gripit të shpendeve në vendin tonë, prej të cilëve një rast edhe në Bujan të Tropojës.

 

Inspektorët e AKU-së në Morinë ndjekin zbatimin e këtij vendimi, duke kontrolluar të gjitha mallrat që hyjnë në Morinë, bën me dije Vizion Plus.

 

Inspektori i AKU-së, Hysen Daci thotë se nuk ka raste të tilla në doganën e Morinit, edhe për shkak se përmes kësaj pike nuk importohen produkte të tilla.

 

Daci shtoi se po bashkëpunohet ngushtë me të gjitha autoritetet për monitorimin e situatës.

 

Ndërkohë, inspektorët e AKU dhe shërbimi veterinar në Kukës po kryejnë inspektime dhe kontrolle në tregje e njësi shërbimi për produketet me prejardhje të shpendëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë