Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Pas protestave të fermerëve, Evropa pritet të ulë importin e drithit ukrainas

22 Prill 17:46

Bashkimi Evropian duket se po përgatit marrjen e masave të emergjencës për uljen e furnizimeve me produkte ushqimore nga Ukraina. Disa vende të Evropës Lindore kanë vendosur tashmë masat e tyre për ndalimin e importeve, duke u ankuar se një sasi produktesh të lira ukrainase po dëmtojnë fermerët vendas. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, vështirësitë e Ukrainës për të eksportuar grurin pas fillimit të sulmit të Rusisë në shkurt 2022 kanë krijuar frikën për mungesa në furnizimin global.

 

Gjatë javës së fundit, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë ndaluar importin e drithit dhe të produkteve të tjera nga Ukraina, një masë kjo që duket se shkel ligjet e Bashkimit Evropian.

 

“Tregu është i mbingarkuar me drithë. Vetë prodhimi ynë ka një vlerë prej miliarda dollarësh, dhe mendojmë se do të jetë e vështirë të shitet, nëse nuk marrim masa”, tha Yavor Gechev, Ministër i Bujqësisë i Bullgarisë.

 

Fermerët e vendeve në kufi me Ukrainën kanë bërë një sërë protestash.

 

“Do të përjetojmë një zinxhir falimentimesh të fermerëve rumunë”, tha Liliana Piron, nga Lidhja e Shoqatave të Prodhuesve të Bujqësisë të Rumanisë.

Bashkimi Evropian hoqi tarifat dhe kuotat për importin e ushqimeve nga Ukraina, pasi Rusia filloi sulmin vitin e kaluar. Brukseli thotë se ndalimi i importeve shkel ligjet e BE-së.

 

“Masat e njëanshme nuk janë të mundura, sipas politikës për tregtinë të BE-së”, tha Miriam Garcia Ferrer, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

 

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian duket se po përgatit një marrëveshje për të ndihmuar fermerët në vendet e prekura, me një fond prej 109 milionë dollarësh dhe masa emergjence për uljen e importit të drithit ukrainas në tregjet vendase deri të paktën në muajin qershor. Mosmarrëveshjet kanë befasuar shumë njerëz.

 

“Është e çuditshme në rastin e Polonisë pasi është kaq shumë në kundërshti me asistencën që Polonia i ka dhënë Ukrainës në mënyra të tjera. Pra kjo nxitet nga shkaqe të brendshme politike të lidhura me protestat nga fermerët polakë dhe rreziku që ndjen qeveria se fermerët mund të ndërrojnë anë dhe të votojnë për ndonjë parti tjetër në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Ian Bond, Qendra për Reformimin Evropian.

 

Për fermerët ukrainas, ndalimi i importeve shton vështirësitë e shkaktuara nga sulmi i Rusisë.

 

“Do të doja që fermerët dhe lobi i bujqësisë në vendet e Evropës Lindore të kuptojnë se ne përballemi me probleme të ngjashme. Nuk kërkojmë subvencionime, nuk duam asgjë të këtillë. Vetëm na ndihmoni të shesim produktet tona”, thotë Volodymyr Bondaruk, drejtor ekzekutiv në fermën ukrainase “Perla e Podillias”.

 

Importet drejt Evropës të drithit ukrainas u shtuan pjesërisht për shkak të uljes së eksporteve përmes Detit të Zi që kur filloi sulmi i Rusisë. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar eksportet hyri në fuqi në gushtin e vitit të kaluar. Por, Rusia po kërcënon t’i japë fund marrëveshjes, e cila duhet të rinovohet muajin e ardhshëm.

 

Ndalimi i importeve të drithit ukrainas nga disa vende të Evropës mund t’i shërbejë objektivave të Moskës, thotë zoti eksperti Ian Bond.

 

“Më duket se kjo i rrit shanset që Rusia ta shohë këtë si një pikë për të ushtruar trysni . Mund të mundohet ta përdorë për të thënë ‘nuk do ta rinovojmë marrëveshjen për drithin, nëse nuk bini dakord për kushtet’ pa dyshim krejtësisht të papranueshme”, thotë zoti Bond.

 

Ndërsa vazhdon të mbajë në fuqi masën ndaluese për importet për tregun vendas, Polonia filloi të premten të lejojë sërish kalimin tranzit të produkteve të ukrainase. Bashkimi Evropian njoftoi se do të organizojë një mënyrë alternative transporti për të marrë drithin nga Ukraina drejt porteve, ku mund të shitet për tregun ndërkombëtar./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
drithi ukrainas Evropa fermere

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.