Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër është mbyllur. Një punonjëse e Sigurimeve Shoqërore ka rezultatuar pozitive në testimet e 24 orëve të fundit. Kjo ka sjellë edhe mbylljen e institucionit.
Nuk ka një afat se kur do të rihapet ky institucion. Pritet që gjatë kësaj të hëne të kryhet dezinfektimi i plotë i institucionit dhe çdo hap do të ndërmerret në konsulencë me specialistët e shëndetësisë në Shkodër.
Më herët gjatë kësaj dite u mbyll edhe Poliklinika e Shkodrës, sërish prej infektimit të stafit.