Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina. Dyshohet se dy nga makinat janë shoqëruese të ish kryeministrit Sali Berisha në “Foltoren” e Kurbiit.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet dy nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident. Tre persona janë lënduar lehtë dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *