Shqipëria dhe Italia firmosën një marrëveshje historike në 6 shkurt, atë të njohjes reciproke të kontributeve shoqërore.

Por kjo nuk është marrëveshja e vetme, pasi mediat italaine raportojnë se qeveritë e dy vendeve po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje sipas së cilës të burgosurit shqiptarë në Itali, të mund të vuajnë dënimin në atdhe.

Kjo është hipoteza mbi të cilën po punohet, sipas asaj që raporton kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo në një seancë dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë.

Kostot do të mbulohen nga vetë shteti italian, raporton Sky Tg 24.

Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje, shpjegoi Russo, të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: jo për të dërguar para në Shqipëri, por për të ofruar shërbime të tipit penitenciar”.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *