E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Pas PDK dhe LDK e NISMA kërkojnë rinumërim të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, pas kërkesës së Partia Demokratike të Kosovës kanë kërkuar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.

 

Këtë të martë këto subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe kërkesa e tyre është thuajse e njëjtë rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

 

Reklamë

Sipas mediave kosovate ankesat e këtyre subjekteve politike e mbështesin kërkesën e tyre në një gabim në shtypjen e formularëve ku plotësohen rezultatet. Sipas ankesave në formularë figurojnë vetëm 24 rubrika ndonëse në garë janë 25 subjekte politike.

 

Këto subjekte politike i kanë bashkuar ankesave të tyre një numër të madh të formularëve nga vendvotimet e ndryshme të Kosovës për të argumentuar pretendimet e tyre. Nuk dihet se në sa raste është shprehur kjo dukuri.

 

PZAP ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tre ankesa.

Më shumë video

Reklamë