Pas PD edhe opozita e re largohet nga tryeza e OSBE

Tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore e thirrur nga OSBE-ja është shoqëruar me debate nga përfaqësuesit e opozitë.
Pjesëmarrja e përfaqësuesit e PD-së, Ivi Kaso dhe dhënia e fjalës nga Damian Gjiknuri, fill pas qëndrimit të maxhorancës, ka shkaktuar pakënaqësi tek përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare.
Këtë pakënaqësi e shprehu publikisht, deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka kërkuar që të respektohet Rudina Hajdari si bashkëkryetare e Komisionit dhe jo përfaqësuesi i PD-së.
Por pas shprehjes së qëndrimit zyrtar, Ivi Kaso së bashku me përfaqësuesin e PR-së është larguar nga mbledhja.
Ndërkohë deputetët e opozitës së re do të mblidhen ne Kryesinë e Kuvendit për të vendosur rreth qëndrimit që do mbaj opozita e re për reformën zgjedhore.
Deputeti ne Kuvend Ralf Gjoni, i dale nga listat e LSI, paralajmeroi sot se po pergatitet nje marreveshje mes PS dhe PD. E per kete ai tha se nuk do te lejohet nje maskarade.
Ralf Gjoni në emër të opozitës parlamentare tha per mediat pasi u largua nga tryeza e thirrur prej OSBE per Reformen Zgjedhore.




