E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas PD, Dashnor Sula tërhiqet dhe nga lista e Lapajt

Dashnor Sula duket se është tërhequr përfundimisht nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Burime për Vizion Plus, konfirmojnë se Sula është tërhequr edhe nga listat e “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me të cilën u regjistrua pasi akuzoi PD-në dhe Sali Berishën se e kishin tradhuar.

Sula deklaroi ditën e mërkurë paradite se ai nuk do të ishte pjesë e listave të PD, pasi sipas tij atë e kishin përjashtuar pasi mbështeste SPAK-un, ndërsa në mbrëmje emri i tij u shfaq në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

Ndërkohë ditën e enjte kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi akt tradhtie veprimin e Sulajt, megjithatë i dha kohë të mendohet.

Reklamë

Thirrje të cilën e përsëriti edhe këtë të premte nga Elbasani. Mesa duket Sula ka ndjekur këshillën e Berishës duke u tërhequr nga lista e Nismës Shqipëria Bëhet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë