Pas Pacollit, edhe Ditmir Bushati përplaset ashpër me Serbinë e Bosnjen
Punimet e ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor nuk kanë qenë dhe aq të qeta.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar një ndryshim të vogël në deklaratën e përbashkët të ministrave, por ky propozim nuk është pritur aq mirë nga ministri i jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, dhe përfaqësuesi serb në takim.
Burime nga takimi bëjnë me dije se kërkesa e Pacollit për respekt të ndërsjellë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes “Cefta” është mbështetur nga homologu shqiptar. Bushati ka kërkuar një vendimmarrje pozitive për kërkesën e Pacollit, duke bërë thirrje për kompromis.
Debati ka vijuar dhe më tej, teksa bushati ka theksuar se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqiperinë dhe Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare, por kjo nuk i shërben kompromisit.
Takimi i Budvës së Wb6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus pas kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnjes.



