E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Pas një mungese të gjatë, Ledina Çelo i rikthehet muzikës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton në Gjermani duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.

Ajo ka ndarë disa javë më parë momente të ndryshme në skenë duke treguar se i mungon shumë ajo ndjesi, ndërsa së fundmi ka zbuluar se po punon për një projekt të ri.

“Së shpejti”, ka shkruar Ledina krah fotos së shkrepur në një studio muzikore.

Nuk dihet nëse këngëtarja do të sjellë një baladë apo muzikë plot ritme për muajt e verës, por këtë pritet ta zbulojë vetë Ledina në ditët në vazhdim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë