E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kulturë

Pas ndarjes nga jeta të Fuat Boçit, shuhet edhe humoristi shkodran Anton Krosaj

Pas largimit nga jeta të Fuat Boçit, një tjetër humbje i ka ndodhur humorit shqiptar gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për humoristin shkodran, Anton Krosaj, i cili ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Reklamë

Anton Krosaj, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. 

Ai ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”, ku gjithashtu numëron shumë role në komedi dhe skeçe të ndryshme.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’, etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë