E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas Metës edhe Vasili: Na kishte marrë malli për Edi Ramën objektiv

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërndarë postimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në çështjen e qendrës historike të Tiranës.

 

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook Vasili pyet se kush e mori në qafë apo e mëson që të futet në errësirë.

 

Reklamë

“Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk gënjen fare që thotë të vërtetat siç janë.

Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi këtë njeri xhanëm?

Kush e mori në qafe?

Kush e mëson që të futet në errësirë?

Pse e shpërdorojnë naivitetin e tij sa që e bëjnë të duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, që të rrojmë e ta kujtojmë të mirin Edi Rama që e telendisi për dreq shoqëria e keqe!!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë