Pas gati një orë e gjysëm, është mbyllur protesta e thirrur nga qytetarët dhe shoqëria civile për vrasjen e 7 vjeçares nga ish oficeri Arjan Tase në plazhin e Potamit.

 

Me dhjetra qytetarë u grumbulluan para Ministrisë së Brendshme, ku nën moton “Nuk e vrau varka, por e vrau shteti”, ata kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, të Turizmit dhe drejtorit të Policisë.

 

Gjatë protestës, pati edhe një moment tensioni, ku qytetarët  tentuan të çanin kordonin e policisë dhe të hynin brenda ministrisë.

 

Pas reagimeve para Ministrisë së Brendshme, qytetarët u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku në shkallët e këtij institucioni në shenjë homazhi u ndezën qirinj.

 

Këtij reagimi iu bashku edhe kreu i PD Sali Berisha dhe ai i PL Ilir Meta, të cilët fajësuan qeverinë për ngjarjen e rëndë.

 

Pas largimit të Berishës dhe Metës, një pjesë e qytetarëve u shpërndanë, kurse një pjesë tjetër u zhvendosën drejt Presidencës.

 

Më pas, ata i kanë vënë ultimatum kryeministrit Edi Rama që deri ditën e hënë të ketë shkarkuar titullarët përgjegjës të kësaj ngjarje, në të kundërt qytetarët kanë paralajmëruar sërish protest.

Leave a Reply

Your email address will not be published.