Kryesia e Partisë Demokratike pas mbledhjes së sotme, ka vendosur për datën e protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

 

 

Tubimi do të mbahet në datën 11 shkurt ora 12:00, përpara ambjenteve të Kryeministrisë.

 

 

Thirrjet për protestë janë mbështetur edhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me të cilin kryedemokrati Berisha u takua një ditë më parë.

 

 

“U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri.

Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti.

Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri.

Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet.”

Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.”– deklaroi Berisha pas mbledhjes.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *