Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë përkohësisht Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

 

Ai zëvendëson ambasadoren gjermane Christiane Hohman, e cila largohet nga vendi ynë vetëm 1 vit pasi u emërua në këtë detyrë.

 

Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

 

Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit

 

Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.”, thuhet nga zyra e Komisionit Europian.

 

Soreca është rikthyer në Shqipëri duke marrë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *