Robert Berisha, pas telefonatës me vajzën e tij vendosi të largohej nga “Ferma VIP”.

Në studio ai shprehet se fitoren e meriton Flori, Renisi dhe Albano, por me batuta zgjodhi Albanon.

“Jam i mërzitur. Nuk më erdhi fare mirë që dola. Kam menduar se jam më i fortë. Kam ardhur direct nga Londra në Tiranë dhe nuk kisha mundësi as ta takoja vajzën.  Kush është prind e kupton, më ka marrë malli shumë. Shumicën e fermerëve e kam njohur edhe nga jashtë.

Florin e kam vënë re që është çun i palestruar serioz, unë dhe Albano jemi të njëjtë, natyra të njëjta. Renisin e kam njohur aty. Flori është një nga fermerët që do më marrë malli.

Kjo është lojë, le ta fitojë më i miri më i forti. E meriton fitoren edhe Renisi dhe Flori, por unë do kisha thënë Albanon se kemi premtuar që do i ndajmë bashkë.

Jam kënaqur shumë aty, këto dy javë. Ju kërkoj falje vajzave për çdo shaka. Në Prishtinë e kanë një dyer të hapur”, shprehet Roberti teksa u përlot nga një këngë që fermerët i dedikuan atij nga arena. .

/vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *