Miliarderi kinez Jack Ma nuk është shfaqur në publik për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar reagime dhe nxitur spekulime se ai mund të jetë zhdukur.

Që prej muajit nëntor, themeluesi i “Alibaba” nuk është parë më në publik dhe as në rrjetet sociale nuk ka postuar.

Po ashtu, ai nuk ishte prezent në në episodin final të talent show-t “Africa’s Business Heroes”, që u jep mundësi ndërmarrësve afrikanë të garojnë për një çmim prej 1.5 milionë dollarëve.

Zëdhënësi i Alibaba ka thënë se Ma nuk ka mundur të jetë pjesë e panelit vlerësues, për shkak të agjendës së ngarkuar.

Jack Ma ka kritikuar rregullatorët financiarë në Kinë dhe bankat që janë në pronë të shtetit gjatë fjalimit në Shanghai në muajin tetor, ku bëri thirrje për reforma.

Ndërkohë, Kina nisi një hetim anti-monopol për Alibaba Group të biznesmenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *