E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas Koresë së Veriut, Putin viziton Vietnamin

Pas vizitës në Korenë e Veriut, presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Vietnam. Lideri rus u prit me ceremoni e nderime nga krerët e shtetit komunist.

Presidenti vietnamez To Lam e uroi Putinin për rizgjedhjen e tij dhe vlerësoi arritjet e Rusisë.

“Edhe një herë, urime shokut tonë për mbështetjen dërrmuese gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke nënvizuar besimin e popullit rus”, tha To Lam.

Ndërsa Putin tha se forcimi i një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës me Vietnamin ishte një nga prioritetet e Rusisë.

Reklamë

Pritja e Putin nga Vietnami ka sjellë kritika nga aleati kryesor i vendit, SHBA.

Një deklaratë e ambasadës amerikane në fillim të javës tha se asnjë vend nuk duhet t’i japë Putinit një platformë për të promovuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Kjo është vizita e tretë e Vladimir Putin jashtë vendit që kur u zgjodh president në mandatin e pestë, dhe vjen në një kohë që Rusia është bllokuar me sanksione nga perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë.

Lëvizjet e fundit të Putin perëndimi i ka konsiderur si përpjekje të dëshpëruara për të zëvendësuar humbjet e luftës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë