Pas hedhjes së rasateve të koranit në liqenin e Ohrit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin me rasate të të tjerë liqeneve të vendit. Ministri Bledi Çuçi ishte në Kukës, ku u hodhën rasatet e krapit në liqenin e Fierzës. Pasurimi i këtij liqeni me krap bëhet për herë të parë pas 15 vitesh. Në total në Fierzë u hodhën rreth 160 mijë rasate krapi.

 

“Është hera e parë pas 15 vitesh që liqeni i Fierzës pasurohet me rasat të krapit. Ky është një projekt i përbashkët bashkë me projektet e UNDP për pasurimin e këtij liqeni me krap. Këtë aktivitet do ta shtrijmë edhe në liqene të tjera. Pas disa ditësh do të jemi edhe në Prespë, ku kemi një ekonomi tonën, e cila po bën gati rasatin e krapit. Misioni jonë është të pasurojmë të gjithë liqenet e Shqipërisë”, tha ministri Çuçi.

 

Në fillim të muajit shtator Këshilli i Ministrave vendosi, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *