E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pas Fushë-Krujës, tronditet Shkodra, breshëri plumbash në drejtim të 35-vjeçarit

Foto ilustruese

Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të Gent Larushkut, i cili ka arritur t’i shpëtojë plumbave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re, ndërsa autori ka arritur të largohet me biçikletë.

Reklamë

“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, thotë policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Ndërkohë ditën e sotme, mbeti i vrarë Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë