E hënë, 19 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas fitores së AGT, Rama i “dorëzon” Chriss postin e Kryeministrit: E mori pa protesta, por me zgjuarsi!

Nikolas Bushi u shpall fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “Albania’s Got Talent”. Që nga audicionet, ventrilokuisti u dallua si një emër i veçantë, duke magjepsur jurinë dhe publikun me performancat e tij.

Pas triumfit, Nikolasi së bashku me personazhin e tij Chriss, ka ndarë në rrjetet sociale një video me Kryeministrin Edi Rama.

Reklamë

Me nota humori, Rama i ka dorëzuar fituesit të AGT karrigen e tij, duke e bërë kështu “Kryeministër” për pak minuta.

Ai nuk la pa ironizuar as opozitën, ku thekson se Chriss u bë Kryeministër pa protesta, por me zgjuarsi e butësi.

Reklamë

Rama: Ja ku janë Chriss dhe Nikolas pas fitores së Albania’s Got Talent. Chriss thotë se na solli mbarësi podcast-i, ndërsa Nikolasi thotë që fitoren e kishim në xhep. Por, meqenëse Chriss thotë kështu, më tha edhe “hajde na prano të ulemi në karrigen tënde”. Ja ku është karrigia, ja ku është edhe Chriss. E mori karrigen pa protesta, me butësi, me zgjuarsi, pa sherr, pa sharje, pa përplasje, pa protesta.

Nikolasi e shoqëron videon me mbishkrimin: Chriss u bë Kryeministër i Shqipërisë për pak minuta!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nikolas Bushi (@nikolasbushi)

Për 12 javë me radhë “Albania’s Got Talent” u kthye në spektaklin e rekordeve, dhe konfirmoi edhe një herë se Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ndërsa fitorja e Nikolas Bushit nuk është vetëm një çmim, por fillimi i një kapitulli të ri dhe premtues për të në botën e artit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë