Pas triumfit të Francës si kampione e botërorit të futbollit, festimet e fitores të mijëra francezëve degraduan në përleshje me policinë.

 

Si pasojë e rrëmujave kanë humbur jetën dy persona, një burrë 50 vjeç përfundoi i mbytur në një kanal, ndërsa një tjetër u përplas fatalisht me një pemë duke drejtuar makinën.

 

Episode dhune ka pasur dhe në Marsejë ku janë plagosur dhe police. Duke festuar kanë mbetur të plagosur rëndë edhe tre fëmijë të moshave nga 3 ne 6 vjeç, pasi u goditën nga një motor.

 

Por kulmi i trazirave ishte Parisi. Një grumbull i madh njerëzish mësyu bulevardet kryesore. Dhjetëra tifozë të ekzaltuar hodhën objekte drejt vitrinave të dyqaneve, pak metra nga Harku i Triumfit, ku më pare po shihnin në ekranin e madh ndeshjen dhe marrjen e kupës.

 

Forcat e policisë u përgjigjën duke lëshuar gaz lotsjellës dhe turma u shpërnda. Autoritetet thane se të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuçë, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanje. Incidente, konflikte dhe gaz lotsjellës ka pasur edhe në qendër të Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *