Pas firmosjes së marrëveshjes, Izraeli njeh Kosovën si shtet të pavarur

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiç në Washington, Izraeli do të normalizojë raportet me Kosovën duke vendosur marrëdhënie diplomatike.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka bërë me dije lajmin se Izraeli do ta njohë zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur, pas firmosjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik në prani të presidentit Donald Trump. Ky i fundit tha se do t’i vizitojë shumë shpejt të dyja vendet.
Gjatë fjalës së tij nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Serbia ka shprehur përkushtimin të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
Judd Deere, asistenti i presidentit Trump nënvizoi menjëherë në rrejtin e tij social “Twitter” se: “Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”.




