E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ Pas Fierit kërcet arma dhe në Kamëz, qëllon me armë në drejtim të dy personave dhe më pas largohet

Pas Fierit , ka patur të shtëna me armë edhe në Kamëz. Sipas policisë Jetmir Koleci 33-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të  Ilir Halilit, 45 vjeç, dhe Aatrit Halilit 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Njoftimi:

Reklamë

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë