Pasi kanë festuar në Shqipëri festat e fundvitit me familjarët e tyre, emigrantët kanë filluar rikthimin në Greqi, aty ku dhe punojnë dhe jetojnë.

 

Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë tri ditëve të fundit, nga Pika Kufitare e Kapshticës kanë dalë në drejtim të vendit fqinj më shumë se 11.000 shtetas shqiptarë kryesisht, por edhe të huaj. Të njëjtat burime thanë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë lëvizur drejt Greqisë afro 4000 shtetas.

 

Për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve, pala shqiptare punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 4 të tillë. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kane hyrë dhe kane dalë nga Maqedonia e Veriut më shumë se 4000 shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *