E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pas dy muajsh karantinë, Korça i rikthehet normalitetit në lëvizje

Pas dy muajsh karantine, sot, në qytetin e Korçës cdo gjë dukej normale, që nga lëvizja e mjeteve dhe e këmbësorëve si dhe fillimi i ushtrimit normal të aktivitetit tek bizneset e deri tek puna në institucione. Normalitet që vjen edhe me mungesë distancimi dhe pa masa mbrojtëse paraprake. Gjë e cila pranohet edhe nga vetë qytetarët, pavarësisht se pjesa më e madhe e të cilëve nuk ndjehen të frikësuar.

Prej 24 ditësh, qyteti i Korcës nuk ka asnjë rast të ri pozitiv nga COVID-19. Ndërkohë që nga 19 rastet e pasura në total, 18 prej tyre janë shëruar, ndërsa pacienti i vetëm aktiv, në testimin e parë ka dalë negativ teksa është në pritje të dy testimeve të tjera për të qënë zyrtarisht në listën e personave që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë