E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kriteret dhe afatet

Pas dorëheqejes së Muhamet Rrumbullakut, është hapur konkurimi për vendin e lënë vakant në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtettit.

Në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm, janë përcaktuar kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidatë që kërkon të zërë vendin vakant.

Reklamë

Njoftimi:

Shpallet thirrja për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Reklamë

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpall sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Linku:

https://mb.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-pozicionin-e-drejtorit-te-pergjithshem-te-policise-se-shtetit/

Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.

Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024.

Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë