E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas dorëheqjes së Ervin Demos, zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit

Në një mbledhje solemne të Këshillit të Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca u emërua si kryetar i komanduar i Bashkisë së Beratit pas dorëheqjes së Ervin Demos.

Me 24 vota pro nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë, Ceca u zgjodh të drejtojë qytetin, duke marrë përsipër një detyrë të rëndësishme pas largimit të Ervin Demos, i cili la postin pas 6 vitesh udhëheqjeje.

Ervin Demo, i cili ka qenë në krye të Bashkisë së Beratit për një periudhë të gjatë, vendosi të tërhiqet për të kandiduar në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.

Ervin Ceca me parë mbante pozicionin si nënkryetar i bashkisë Berat, gjithashtu dhe kryetari i Këshillit Bashkiak.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh