E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pas Berishës, DASH fut në “listën e zezë” edhe zyrtarët bullgarë

Pasi shpalli “non grata”, ish-presidentin Sali Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit vendos nën “darën” e tij edhe katër ish-zyrtarë bullgarë si dhe një tjetër ende në detyrë.

 

Reklamë

Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov Delyan Slavchev Peevski, si dhe Ilko Dimitrov Zhelyazkov, janë shpallur të padëshirueshëm bashkë me familjarët e tyre, nën akuzën për përfshirje në korrupsion.

 

“Në postet e tyre si zëvendës ministër i ekonomisë, drejtor i agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë vendit dhe kryesekretar i agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë vendit, ish zyrtarët kanë qënë të përfshirë në akte korruptive që minonin shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut në institucionet demokratike”, thuhet në njoftimin e DASH.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë