E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas basteve, Rama: Tjetër betejë për të rinjtë

Kryeministri Edi Rama pas mbylljes së basteve dhe kazinove me 1 janar të 2019-ës, ka paralajmëruar një tjetër betejë.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter shefi i qeverisë shkruan se beteja e radhës është ajo kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit.

 

“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë