E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas atentatit Donald Trump kërcënohet me jetë

Autoritetet në SHBA arrestuan një burrë në Florida pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë në mediat sociale ish-presidentin Donald Trump dhe kandidatin për zëvendëspresident JD Vance

Michael M. Wiseman u arrestua të premten, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë në Florida.

“Pas hetimit të raporteve dhe llogarisë së të dyshuarit në Facebook, detektivët e JPD zbuluan se Wiseman kishte bërë kërcënime të shumta kundër Trump dhe Vance, të cilët në fillim të kësaj jave u bënë përkatësisht kandidatët republikanë për President dhe Zëvendës President”, thuhet në deklaratë.

“Kërcënime u bënë edhe në lidhje me lëndime trupore ndaj anëtarëve të familjeve Trump dhe Vance”.

Reklamë

Policia nuk dha detaje të mëtejshme për Wiseman. Avokati i Wiseman, Tama Beth Kudman, nuk pranoi të komentojë.

Arrestimi vjen më pak se një javë pas atentatit ndaj Trump. Trump u qëllua në vesh të shtunën e kaluar gjatë një tubimi në Florida, ku një pjesëmarrës në tubim vdiq dhe dy të tjerë u plagosën. Sulmuesi u vra pak pasi hapi zjarr./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë