Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim në rezidencën amerikane.

 

Ende nuk dihet arsyeja e takimit të tyre që ka nisur para disa orësh.

 

Takimi vjen pak orë pasi Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku dhe me 9 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

 

Dako akuzohet për shpërdorim të detyrës në dy raste.

 

Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim. Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021 në atë kohë kur ishte kryetar i PD-së, dega Durrës.

 

Deklarata e avokatit u bë para drejtorisë së policisë së Tiranës ku prej pasdites së sotme mbahet Vangjush Dako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *