E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Pas arrestimit, reagon për herë të parë Justin Timberlake

Këngëtari i famshëm i muzikës botërore Justin Timberlake ka reaguar për herë të parë, që pas momentit të arrestimit të tij.

“Ka qenë një javë e vështirë”, tha për fansat producenti dhe aktori 43-vjeçar, i cili ka fituar shumë çmime ‘Grammy’, gjatë një shfaqjeje në arenën ‘United Center’ të Chicagos.

“Por ti je këtu, dhe unë jam këtu. Dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë moment tani. E di që ndonjëherë është e vështirë të më duani. Por ti vazhdo të më duash dhe unë do të të dua njësoj”, thotë Justin.

Timberlake u arrestua nga policia mbrëmjen e 17 qershorit në Hamptons, Nju Jork pasi ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë