E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas anulimeve të takimeve, hapet sërish ambasada gjermane në Tiranë

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të jetë e hapur.

Në një njoftim në rrjetet sociale thuhet se sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane do të jetë i hapur nga nesër (21 shtator).

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ambasada gjermane ka hapur dyert pas anulimit të takimeve gjatë disa ditëve .

Vazhdo të lexosh

Reklamë