Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratës amerikane, ku ka theksuar se ka folur më shumë për të se sa vetë ai.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook Tahiri riktheson edhe një herë se prokuroria e Katanias e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa shton se nuk pret kurrë që ambasada amerikane të kthehet në Prokurori dhe Gjykatë.

 

“Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vetë. Ndodhi sërish edhe sot!

Ndërsa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhës të vjelli banakut duke më bërë mua simbolin e dështimit të reformës në drejtësi. Reformës në drejtësi në Itali e ka fjalën ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe përfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithë llumin që e ka mbushur opinionin publik soji këtyre këtu.

Se ç’lidhje ka reforma në drejtësi këtu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë që më takonte, këtë nuk e gjen dot as ky analisti në kulm të ligësisë së vet. Por është motiv i bollshëm për të hedhur baltën e radhës, siç kanë bërë me pash deri sot.

Unë nuk besoj kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokurori a Gjykatë mu si ky klubi i analistëve palaço që ka me kile në vendin tonë, ndaj e përshëndes prononcimin me besimin se duam e presim të njëjtën gjë; DREJTËSIA TË BËJË DREJTËSI!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *