Pas takimit me kreun e komanduar të PD, i dërguari i BE për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në selinë e Partisë së Lirisë. I shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, i dërguari i BE është futur në ambientet e brendshme të selisë, ku pritet të takohen me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Ky i fundit në zgjedhjet vendore të 14 majit do të kandidojë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bën pjesë dhe ish kreu i PD, Sali Berisha. Ky i fundit nuk është në axhendën e takimeve të Escobar, ndonëse ky i fundit do të takojë drejtuesit e forcave më të mëdha politike në vend.

 

Kjo vizitë e Escobar vjen në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *