Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin jugor

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset me barrierat,...

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër të ri...

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë,...

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari...

Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi do mbyllë...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet...

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi...

Pas Alibeajt, Arbi Agalliu largohet nga Grupi Parlamentar i PD: Të djathtës i duhet distancim ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson

17 Korrik 11:17

Deputeti demokrat Arbi Agalliu është larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së. Agalliu është deputeti i dytë që largohet nga Grupi, pas Enkelejd Alibeajt.

Përmes një postimi në Facebook, Agalliu njofton se e ka marrë këtë vendim pas kalimit të vulës dhe logos së PD-së në duart e Sali Berishës.  Ai thekson se së djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe distancim ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë.

Arbi Agalliu: Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.

Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe model abuzivizmi, personalisht jam përpjekur të bëj maksimumin.

Në politikë, sidomos në vendet e zhvilluara dhe përfaqësuese të demokracisë, koherenca në qëndrime është tepër domethënëse. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar kemi politikanë të cilët të bardhës i thonë e zezë, atë që e akuzojnë dhe e shajnë e bëjnë partnerin më të çmuar apo dhe ndryshime qëndrimesh 180° brenda ditës. Në syrin tim, këta janë politikanë që ose kanë probleme dhe halle personale ose janë pupacë të të tretëve. Këta nuk mund kurrsesi të jenë alternativë dhe shpresë për Shqipërinë.

Bazuar në formimin dhe parimet e mia, jam munduar të jem koherent në diskursin dhe qëndrimet që kam mbajtur.

Që në krye të herës kam besuar se tranzicioni politik duhet të përfundojë. Klasa e politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend do duhet të largohet. Politikanët e korruptuar, ata të djeshmit dhe këta të sotmit, do duhet të luftohen me çdo mjet sepse janë kanceri i shoqërisë.

Kam besuar dhe besoj se çdo përpjekje për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri do duhet të bëhet përkrah aleatëve tanë strategjikë si SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kam besuar dhe besoj se drejtësia në këtë vend, me gjithë problemet që mund të ketë, duhet të mbështetet pa kushte, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kundër krimit të organizuar.

Bazuar në këto parime kam mbajtur edhe qëndrimet e mia përgjatë këtyre viteve. Unë besoj fort se e djeshmja e korruptuar nuk mund të jetë e ardhmja. Sikurse besoj fort se secili prej nesh duhet të jetë i qartë në ndarjen e tij me të keqen dhe me atë që nuk mund të jetë alternativë për Shqipërinë e 2025.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë.

Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.

Nisur nga qëndrimet e mia të deritanishme dhe asaj që besoj, shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.

Demokrat nuk të bën as vula e as logo por qëndrimet dhe parimet, bindjet dhe besimi. Nuk mund të përfaqësojë të djathtën dhe demokratët as ish-sigurimi i shtetit, as ish-sekretarët e partisë dhe rinisë dhe as te indoktrinuarit e tyre.

Besoj fort se të djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe DISTANCIM ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Arbi Agalliu PD

Nga e njëjta kategori

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi Skënderbej

më shumë...

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin jugor

më shumë...

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër të ri të vendit

më shumë...

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë Sori-Al: Nuk u konstatuan probleme mikrobiologjike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

5:05

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës,...

4:48

Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi...

4:38

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda...

4:30

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë,...

4:15

Karakaçi në Kuvend : Deri në fund...

3:59

Shtyhet afati i Reformës Zgjedhore, Parlamenti vendos...

3:54

PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final...

3:44

Nafta rritet 12 % në një muaj,...

3:29

Abuzime me çmimet e shezlonëve, Task Forca...

3:25

Ndryshon ligji për turizmin, jo më punime...

3:22

Kërkohet shkarkimi i Abdixhikut, kreu i LDK:...

3:11

Skandali grek me fondet e bujqësisë, nën...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • “Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.