Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me Damian Gjiknurin.

Ai akuzoi ish-ministrin e Energjitikës si të përfshirë në atë që ai e cilësoi si afera e inceneratorëve, ku denoncoi udhëtimet e përbashkëta të ish-ministrit Gjiknuri dhe pronarëve të inceneratorëve.

Në një moment, ai e pyet Gjiknurin se sa herë ka shkuar për të pushuar në shtëpinë e Mirel Mërtirit në Maltë.

“Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve. Përpara se ta thërresë SPAK, i zgjedhuri i Edi Ramës si numri dy i Partisë Socialiste duhet tu japë përgjigje shqiptarëve edhe për disa pyetjeve: Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve.”

Kjo deklaratë ka irrituar Gjiknurin, i cili pohoi se ka qenë në Maltë vetëm një herë, ndërsa i kërkoi Bardhit se nëse i vërteton se ka qenë dy herë në këtë vend, në sallën e Kuvendit do të qëndrojë vetëm njëri prej tyre.

“Nuk doja ta merrja fjalën, por dëgjova emrin tim këtu krejt rastësisht. Ju keni një problem, problemin e keni me kontratat e inceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo me personat në fjalë? Se s’po e kuptoj. E dyta, në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike. Ti Gaz aq e ke, maksimumi do rrish te hija e tij, e do harrohesh bashkë me ta. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd mbi shpije. Nëse gjen që unë e kam vizituar atë, vetëm njëherë si ministër, po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë. Nëse gjen dy udhëtime të mija në Maltë, dil këtu e thuaji, ndryshe o unë, o ti në këtë sallë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *