Pas ngritjes së akuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte, presidenti Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen e tij në Washington, në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor.

Përmes një njoftimi në “Twitter”, i dërguari i posaçëm i SHBA-vë, Richard Grenell shkruan se e mirëkupton vendimin e Thaçit, teksa shton se takimi do të mbahet me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *