Detaji që nxori zbuluar Davide Pecorellin pas tetë muajsh i zhdukur ishte lëvizja në llogarinë e tij bankare.

 

Të dielën e kaluar, u tërhoq një shumë parash për herë të parë, pas gati nëntë muajsh pa asnjë lëvizje.

 

Kjo nxiti autoritetet italiane të hetonin se kush e bëri këtë lëvizje, duke shtuar dyshimet se ai ishte gjallë.

 

Pecorelli u gjet nga karabinierët krejt rastësisht në një ishull të mbrojtur nga autoritetet, sepse ju prish gomonia që kishte marrë me dokumente false.

 

Mësohet se ai kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme, në mënyrë që të mos identifikohej në Itali.

 

I veshur sportiv, me maskë anti-COVID, me syze të errëta dhe me kapuç, është kapur duke lëvizur.

 

45-vjeçari u humbi kontaktet me familjarët e tij në muajin janar të këtij viti.

 

Ai kishte prenotuar në një hotel për tre ditë në Pukë, por në datë 6 nuk u paraqit për të fjetur.

 

Automjeti tip “Skoda”, të cilin e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit, u gjet i djegur në 8 janar në rrugën Gjegjan – Reps dhe u aludua se ai mund të ishte vrarë.

 

Pas gjetjes së biznesmenit, mësohet se autoritetet italiane kanë nisur një hetim ndaj tij për “Mashtrim” pasi mendohet se Pecorelli mund ta ketë inskenuar të gjithë ngjarjen për të përfituar siguracionet e jetës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *