Kronikë
Pas 300 kg kokainë, në portin e Durrësit kapet një sasi e madhe paundësh, u gjetën në…

Një sasi e konsiderueshme në paundësh britanikë janë sekuestruar mbrëmjen e kësaj të premte në Portin e Durrësit. Paratë dyshohet se ishin të fshehura në një furgon që vinte nga Italia, dhe u zbuluan nga kontrolli në vijën e dytë.
Reklamë
Ndërkohë, mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit, ku u gjetën paratë.
Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Gjatë orëve të pasdites, brenda një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut, u gjet një sasi prej 300 kg kokaine, e cila dyshohet se destinacionin përfundimtar kishte qytetin italian të Napolit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




