E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Angazhimi jonë po jep rezultate

Pas 29 vjetësh, Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga KiE.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në një postim në rrjetin social X shkruan se angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur, duke dhënë edhe rezultatet e shumëpritura.

Reklamë

“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan Hasani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë