E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas 17 ditësh, Spanja regjistron numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë regjistrohen 605 viktima nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë pohoi se kjo është shifra më e ulët që prej 24 marsit.

 

Në total, kanë humbur jetën 15.843 persona, ndërsa rreth 157 mijë janë infektuar. Që nga 14 marsi, vendi është nën kontroll të rreptë nga autoritetet.

 

Kryeministri Pedro Sanchez theksoi se gjendja e jashtëzakonshme ndihmoi në frenimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa mund të kërkojë një tjetër zgjatje me 15 ditë, pra deri në 10 maj. Sipas kritikëve, kjo mund të rezultojë fatale për ekonominë e vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë