E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pas 137 ditësh, asnjë pacient në terapi intensive në Bergamo

Pas 137 ditësh, asnjë pacient nuk ndodhet i shtruar në terapi intensive në një nga spitalet më të prekur nga koronavirusi në Bergamo, Papa Giovanni XXIII.

Në ditët më kritike të pandemisë, spitali në Bergamo regjistronte mbi 100 pacientë në intubim.

Në spital ndodhen disa pacientë të shtruar që ishin prekur me Covid, por që janë shëruar dhe rezultojnë negativë. Në kujtim të personave që ndërruan jetë nga virusi, personeli mjekësor mbajti një minutë heshtje.

Spitali e cilësoi këtë një moment historik “që vjen falë angazhimit të rreth 400 operatorëve që punojnë në kujdesin intensiv të Papa Giovanni XXIII, përfshirë mjekë, infermierë, ndihmës dhe staf pastrimi”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë