E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 53 minuta më parë
Vendi

Pas 11 orësh vonesë, mbërrin në Durrës trageti i nisur nga Bari

Pas 11 oresh vonese, 280 udhetarët që ishin nisur një natë më parë nga porti i Barit, kanë mbërritur në Durrës. Rreth orës 18:20 udhëtarët kanë hyrë në terminalin e pasagjerëve duke shprehur një sërë ankesash ndaj ekuipazhit të tragetit. Ata janë shprehur se vonesat shkuan shumë gjatë dhe asnjë informacion nuk iu dhanë për difektin.

 

Trageti “Rigel I” i kompanise Ventouris Ferries, pasi u nis nga porti i Barit në Itali, pësoi nje defekt ne panelin e kontrollit, i cili eshte nxehur dhe nuk merrte disa komanda.

 

Reklamë

Per siguri trageti  ka levizur afer ujrave italiane dhe pas 3 oresh ne det difekti eshte rregulluar dhe trageti ka vazhduar rrugen drejt portit te Durresit.

 

Drejtroria e Pergjithshme Detare pritet të dergoje grupin e Kontrollit Shteteror Portual per te bere inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike te tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë